0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev vlerësoi pozitivisht punën e Suedisë si vend kryetar i BE në gjysmën e dytë të vitit 2009. Gjatë takimit në Kremlin me Kryeministrin e Suedisë Fredrik Reinfeld ai vuri në dukje, se gjatë kësaj periudhe u aktivizua dialogu i Rusisë dhe BE. Federata Ruse dhe Suedia përfunduan një sërë marrëveshjesh ndërqeverritare, në veçanti, në fushën e shfrytëzimit të kozmosit për qëllime paqësore, në mjekësi, kulturë dhe art. Gjithashtu u nënshkrua memorandumi midis Ministrisë së energjetikës së Federatës Ruse dhe Ministrisë së ekonomisë dhe të energjetikës të Suedisë për bashkëpunimin në fushën e energjetikës.