Shkarko audiofailin


0 Delegacionet e Rusisë dhe SHBA-s të martën vazhduan negociatat në Gjenevë në lidhje me Traktatin e ri mbi Armatimet Strategjike Ofensive. Raundi paraardhës, i nëntë u zhvillua nga 1 deri më 27 shkurt. Nuk përjashtohet mundësia e asaj që raundi aktual të bëhet përfundimtar. Puna kryesore për përgatitjen e dokumentit tashmë është bërë. Me sa duket nga të gjitha, e vetmja mosmarrëveshje serioze që do të duhet të kapërcehet është ndërlidhuria e Traktatit në fjalë me Mbrojtjen Antiraket (MAR). Ajo është e domosdoshme. Veçanërisht në lidhje me planet e SHBA-s për dislokimin e sistemit të MAR në Europën Lindore në afërsi të drejtpërdrejtë nga kufijtë e Rusisë. Gjatë reduktimit të qenësishëm të Armatimeve Strategjike Ofensive, gjë për të cilën dhe arritën në marrëveshje Rusia dhe SHBA-s, dislokimi i komponentëve të sistemit amerikan të MAR mund të ndryshojë ekuilibrin ekzistues të forcave. Pala ruse tashmë jo për të parën herë vë në dukje domosdoshmërinë e ndërlidhurisë midis Armatimeve Strategjike Ofensive dhe MAR. Presidentët Medvediev dhe Obama janë plotësisht dakort me këtë, kujtoi në intervistën e vet dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë" Kreu i MPJ të Rusisë Sergei Lavrov: "Për këtë të dy presidentët folën edhe në muajin prill të vitit të kaluar, kur u takuan për herë të parë në Londër në takimin ndërkombëtar të "G-20". Perceptimi i këtij problemi nga ana e tyre është fiksuar në dokumentin e nënshkruar nga ata në korrik të vitit të kaluar në Moskë. Ne shpresojmë shumë në atë, se negociatorët e palës amerikane do ta fiksojnë këtë ndërlidhuri në atë pamje në të cilën ajo dhe u bashkërendit. Deri në raundin e tanishëm SHBA-s nuk kanë shfaqur gatishmëri për ta bërë një gjë të tillë. Bile më tepër se kaq, përfaqësuesit e administratës së Uashingtonit shprehën dyshime të caktuara në lidhje me atë, se ndërlidhuria me MAR mund të ndërlikojë në mënyrë serioze ratifikimin e dokumentit në Senat, ku demokratët nuk disponojnë shumicën e domosdoshme të zërave. Kurse mungesa e ndërlidhurisë midis ASO dhe MAR, nga ana e vet, bën të pamundur ratifikimin e Traktatit nga ana e parlamentit rus. Konstantin Kosaçov, Kryetari i Komitetit të Dumës Shtetërore për problemet ndërkombëtare, gjatë vizitës së vet të fundit të shkurtit në Uashington, i informoi për këtë kolegët e vet amerikanë. Sipas fjalëve të tij, ligjëvënësit rusë " në mënyrë jashtëzakonisht të qartë kanë përcaktuar "linjat e kuqe", të cilat ata nuk mund ti kalojnë kurrë", në qoftë se dokumenti do të përmbajë avantazhe të njëanshme për SHBA-s.