0Moska shprehet e gatshme për ndërmarrjen e një sërë masave mbi vendosjen e regjimit pa viza me vendet e BE dhe bën thirrje për shmangien e çfarëdo lloj kopmlikacionesh artificiale që kanë të bëjnë me këtë çështje, deklaroi Kreu i MPJ së Federatës Ruse Sergei Lavrov në konferencën për shtyp mbajtur në Moskë mbi bazë të përfundimeve të negociatave me Kreun e MPJ së Finlandës Aleksandër Stubb. Sergei Lavrov shprehet i bindur në mundësinë e zgjidhjes diplomatike të problemit bërthamor iranian. Gjatë kësaj ai nuk e përjashtoi faktin, se "në qoftë se nga pala iraniane si dhe më parë nuk do të ketë ndonjë përgjigje konstruktive ndaj propozimeve që ANEA i bëri Teheranit, atëherë do të propozohet që diskutimi i temës iraniane të zhvillohet në Këshillin e Sigurimit të OKB".