0Këshilli i Sigurimit të OKB përshëndeti zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen aktualisht në Irak dhe i quajti ato një hap të rëndësishëm për forcimin e unitetit dhe sovranitetit të vendit. Në deklaratën e vet Këshilli i Sigurimit i dënoi gjithashtu ashpër tentativat e ekstremistëve për minimin e votimit me rrugë sulmesh terroriste. Pavarësisht nga marrja e masave shumë të rrepta të sigurimit, zgjedhjet u zymtësuan nga shpërthimet, bombardimet raketore dhe minahedhëse. Si rezultat gjetën vdekjen 38 veta, mbi 100 të tjerë u plagosën. Gjithsesi pjesëmarrja në votim i tejkaloi 62%. Rezultatet e zgjedhjeve do të shpallen në ditët e afërta.