0Komisioni Europian do të diskutojë çështjen e krijimit të organizatës alternativë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Analogu europian i FMN duhet të reagojë operativisht ndaj të gjitha ndërlikimeve financiare të BE të tilla si kriza në Greqi, njofton Agjencia "Associated Press". Sipas fjalëve të përfaqësuesve të Komisionit Europian, detyrë kryesore e fondit europian duhet të bëhet jo zgjidhja e problemeve të lindura, por parandalimi i vetë mundësive të shfaqjes së problemeve ekonomike në Bashkimin Europian. Negociatat për krijimin e analogut europian të FMN planifikohet të përfundohen aty nga 1 korriku.