0Stafeta ndërkombëtare kushtuar 65 vjetorit të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike mbërriti në Vladivostok (Lindja e Largët e Federatës Ruse). Stafeta startoi më 2 shkurt, njëkohësisht nga Murmansku rus dhe nga Grodno bjellorus. Itinerari i saj kalon nëpër kufijtë e Rusisë, Bjellorusisë, Ukrainës, Armenisë, Kirgizisë, Kazakistanit dhe Taxhikistanit. Stafeta po zhvillohet për nder të 65 vjetorit të Fitores së Madhe dhe në kujtim të heroizmave të kufitarëve. Do të përfundojë kjo stafetë më 28 maj në Moskë.