0Republika Popullore Demokratike e Koresë (RPD e Koresë) krijoi divizionin e veçantë të raketave balistike me rreze të mesme veprimi. Agjencia koreanojugore "Renhap" njoftoi për këtë me referim tek një burim anonim qeveritar. Këtë hap në Seul e vlerësojnë si vendosmëri të Koresë së Veriut për vazhdimin e përpunimeve të raketave me rreze të largët veprimi - mbi 3000 kilometra. Në vitin 2007 Pheniani krijoi raketën e vet të parë balistike me rreze të mesme veprimi, e cila siç vë në dukje Agjencia "Renhap" është e aftë të fluturojë deri në territorin e Rusisë, Indisë dhe ishullit Guam në Oqeanin Paqësor.