Zëri i Rusisë Sekretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon deklaroi, se takimi i "katërshes" së ndërmjetësve për rregullimin e situatës në Lindjen e Mesme do ti japë një impuls të ri procesit të rifillimit të negociatave midis izraelitëve dhe palestinezëve. Takimi i ndërmjetësve ndërkombëtarë (Rusia, SHBA, BE dhe OKB) duhet të zhvillohet më 19 mars të këtij viti në Moskë. Në të, ndër të tjera, do të marrë pjesë edhe Sektretari i Përgjithshëm i OKB Ban Ki Moon.