0Rusia në fund të këtij viti do ti japë bankës së lëndës bërthamore, e cila ndodhet nën drejtimin e Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) partinë e parë të uraniumit të varfëruar, njoftoi Kreu i Agjencisë "Rosatom" Sergei Kirienko. Banka e lëndës bërthamore do të krijohet në qytetin siberian Angarsk për raste emergjente: në qoftë se mekanizmat tregtarë nuk do të funksionojnë, ose kur ndonjë vend-anëtar i ANEA nuk do të marrë dot sasinë e nevojshme të lëndës bërthamore. Uraniumi nga këto rezerva do të caktohet me vendim të ANEA-s.