0Delegacionet e Rusisë dhe SHBA do të vazhdojnë në Gjenevë negociatat mbi Traktatin e ri për ASO. Siç vuri në dukje në prag të takimit të radhës Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev, palët arritën në vendimin e përbashkët për përpunimin e Traktatit të ri për ASO. Gjatë kësaj Moska ngul këmbë në përfshirjen në dokumnet të pikës mbi mundësinë e daljes së njëanëshme nga marrëveshja në rast se ajo do të arrijë në konkluzionin se raketat-interceptore të sistemit amerikan MAR në Europë paraqesin kërcënim për raketat balistike ndërkontinentale ruse.