Zëri i Rusisë I gjithë spektri i marrëdhënieve ruso-suedeze në sferat politike dhe ekonomike do të preket gjatë vizitës së sotme të Kryeministrit të Suedisë Fredrik Reinfeldt në Moskë. Ai do të takohet me Presidentin e Federatës Ruse Dimitri Medvediev, do të zhvillojë negociata me Kryetarin e qeverisë ruse Vladimir Putin. Vemendje kryesore në tematikën ndërkombëtare do ti kushtohet bashkëveprimit reciprok në rajonin e detit Balltik, Europën Veriore dhe në Arktikë. Pritet që në këto negociata të diskutohen edhe kushtet e veprimtarisë së kompanisë suedeze në Rusi. Është përgatitur paketa e dokumentave mbi bashkëpunimin në sferën e energjetikës, studimeve kërkimoro-shkencore dhe shfrytëzimit të hapësirës kozmike, në sferën e shëndetësisë dhe sigurisë sociale si edhe në atë të veprimtarisë së prokurorive të përgjithshme.