Po mbushen plot 100 vjet që nga momenti kur socialistja e njohur gjermane Klara Cetkin propozoi themelimin e Ditës së luftës për të drejtat e grave, e cila me kalimin e kohës u transformua në Ditën ndërkombëtare të grave - 8 Marsin. Botimi "Novie izvestia" shkruan, se gjithsej vetëm për një shekull gratë arritën ndryshim të qenësishëm të statusit të vet socialo-ligjor. Por diskriminimi në shumë sfera të jetës vazhdon të ruhet ende për to. Gratë ndeshen me vështirësi gjatë marrjes së arsimit të lartë dhe punësimit, kurse stereotipet mbi marrëdhëniet reciproke, p.sh., të seksit të dobët dhe teknikës janë bërë tashmë temë anekdotash. Po jeta i ka hedhur poshtë që prej kohësh këto stereotipe. Bile më tepër se kaq: u rrit një brez i tërë meshkuj që nuk dinë të venë bile as llambën në portollampë, në një kohë kur gratë kanë përvetësuar në mënyrë mjaft të suksesshme pothuajse të gjitha specialitetet e burrave, ndër të tjera edhe teknikisht fort të ndërlikuara. Damave tani u urojnë gjithnjë e më shpesh të mos luftojnë më për të drejtat e tyre, por ti kthehen formulës "kuzhina-fëmijët-kisha".

Komentimi i artikullit të ditës

Historiani dhe publicisti rus Murat Kurijev flet mbi domosdoshmërinë e ndarjes, dallimit të luftës për të drejtat e grave dhe pasojave moralo-etike të kësaj lufte: "Sapo gratë fitojnë të drejtën e votës, të zgjedhjes, sapo ato nisin të përfaqësohen në organet e pushtetit, pabarazia zhduket krejtësisht. Lufta e mëtejshme për sigurimin e ndonjëfarë barazie është jo çështje politike, por, më tepër, e karakterit emocional. Jo krejt rastësisht, meqë ra fjala, dokumenti i parë zyrtar i Kongresit të grave-luftëtare për të drejtat e tyre që u zhvillua në vitin 1848 në Amerikë quhej "Deklarata e ndjenjave". Në qoftë se ne flasim për festën e grave, mua më duket, se gruaja në radhë të parë duhet të mbetet femër-bashkëshorte dhe nënë e mirë. Arritjet e saj në fushën e karrierës janë çështje që kanë të bëjnë me atë, se çfarë dëshiron ajo. Në qoftë se ajo është e gatshme të sakrifikojë diçka për hir të kësaj, ajo ka të drejtë të bëjë zgjedhjen e vet. Në fund të fundit kjo dhe është barazia. Sipas mendimit të Presidentes së kompanisë së konsalltingut «Старая площадь» ("Sheshi i vjetër") Svetllana Kollosova, biznes suksesin edhe mund ta llogarisësh, kurse lumturinë nuk arrin dot kurrë..."Sepse ekziston lumturia e nënës, e cila ka 30-40 vjet martesë, së cilës po i rriten nipërit e mbesat dhe i ka të lumtur fëmijët. Ose ka femra të tilla të cilat kanë bërë para, karrierë, janë bërë të pavarura. Askush nuk mundet, megjithatë, ti krahasojë apo ti masë këtë gjëra. Rezultati kryesor i luftës për barazi konsiston në atë, se gruaja aktualisht ka mundësi të zgjedhë. Tani, më duket se po ndodh e kundërta, sepse janë burrat ata që po përpiqen të fitojnë të drejta të barabarta në krahasim me gratë, të cilat u marrin atyre fëmijët gjatë divorcimit, konkurrojnë me ta edhe në politikë, edhe në prodhim, edhe në tregun financiar", tha Svetllana Kollosova.