Kryeministri Vladimir Putin i gëzoi të moshuarit me një vendim të përgjegjshëm social. Siç njofton botimi "Nezavisimaja gazeta", pensionet janë rritur me më shumë se 6 %. Ndërkaq kjo do të realizohet me shkelje të ligjit. Të ardhurat e fondit të pensioneve për vitin e kaluar nuk janë rritur. Kurse inflacioni, sipas llogaritjeve të ekonomistëve, nuk do ti kalojë të 7,5 % sipas përfundimeve të vitit. Kjo situatë nuk do të lejojë që tani për tani, duke u bazuar tek ligji, të zhvillohet indeksimi. Qeveria duhet të zhvillojë një politikë ekonomiko-sociale të menduar dhe të peshuar mirë. Shembull mjaft evident i kësaj është gjendja katastrofike e Greqisë, në të cilën qeveria ishte e detyruar të ngrijë rritjen e pagave buxhetore dhe pensioneve. Por Kryeministri Putin deklaroi, se Rusia ka mjete të mjaftueshme, prandaj vendimi për indeksim nuk do të çojë në prishjen e parametrave makroekonomikë. Aplikimi i një politike të tillë përgjegjëse do të thotë edhe përmbushje detyrimesh përpara qytetarëve rusë.

Megjithëse shumica e rusëve prej shumë kohësh i ruhen milicisë dhe nuk i besojnë asaj, reforma e nisur nga Presidenti Dimitri Medvediev në organet e MPB gjithashtu nuk shkaktoi ndonjë entuziazëm të madh tek ata. Megjithëse Presidenti pushoi nga puna 10 gjeneralë dhe shpalli për shkurtimin në masë të gjerë të milicisë, 66 % e rusëve në një mënyrë ose në një tjetër janë mëse të bindur, se kjo reformë nuk do të sjellë kurrfarë rezultatesh. Për këtë dëshmon anketimi i "Qendrës-Levada", rezultatet e të cilës i bën të ditura botimi "Vedomosti". Gjatë kësaj gjendja aktuale e punëve në milici nuk i kënaq njerëzit. Kjo gjithashtu evidentohet nga anketimet sociologjike. Sipas nivelit të mosbesimit të qytetarëve - MPB i lë pas të gjitha organet e tjera të pushtetit. Njerëzit nuk e kuptojnë se çfarë po ndodh në MPB, por edhe vetë bashkëpunëtorët e dikasterit nuk e kuptojnë, se çdo të thonë reformat për të cilat po flitet kaq shumë.

0 Njëra nga lideret e opozitës gjeorgjiane Nino Burxhanaxe mund të pretendojë aktualisht e sigurt për rolin e vetëm të negociatores gjeorgjiane me udhëheqjen politike moskovite dhe me dividendet pasuese, që kanë lidhje me gjendjen e veçantë të krijuar midis dy vendeve. Kështu njofton

gazeta "Vremja novostei"

0. Burxhanaxe mbërriti në Rusi. Siç deklaroi ajo, "për fat të keq, gjatë viteve të fundit marrëdhëniet ruso-gjeorgjiane praktikisht hynë në një qorrsokak tragjik. Unë do te doja të shpresoja, se nga ky qorrsokak gjithsesi mund të gjendet rrugëdalje". Sipas mendimit të saj, rregullimi i marrëdhënieve normale midis dy vendeve nuk është vetëm në interes të Gjeorgjisë, por edhe në interes të Rusisë dhe të gjithë rajonit Kaukazian. Kryeministri Putin, ndërkaq, e hodhi fjalën, se pikërisht falë disa personave në udhëheqjen politike të Gjeorgjisë (Kryeministri rus, si dhe më parë, e konsideron si gjë të ulët të zerë me gojë emrin dhe mbiemrin e Presidentit aktual gjeorgjian) ndodhi tragjedia në Osetinë e Jugut, por hedhja e fjalës ishte më shumë diçka rituale. Duke gjykuar nga të gjitha, për Putinin tani nuk ka më asnjë rëndësi ky person. Kryeministri shtoi, se disa ditë më parë u hap pika kufitare në kufirin midis dy vendeve, lajm ku që shkaktoi reagim entuziast nga ana e Nino Burxhanaxes.