0Përpara parlamentit të Greqisë në Athinë u zhvilluan përleshje të pjesëmarrësve të demostratës masive, të cilët protestojnë kundër paketës së masave të rrepta ekonomike, të miratuara nga qeveria. Demonstruesit hodhën gurë drejt kordonit të policisë që kishte rrethuar parlamentin. Si kundërpërgjigje trupat e destinacionit special përdorën gazin lotësjellës dhe granata tymosëse, ka të dëmtuar njofton ITAR-TASS. Në spitalin e Athinës janë çuar Kryetari i Konfederatës së Përgjithshme të punës së Greqisë Janis Panagopulos dhe përfaqësuesi i forcave të majta Manolis Glezos-hero i Greqisë, i cili grisi flamurin nazist në vitet e Luftës së Dytë Botërore në Akropolin e Athinës.