0Parlamenti e shpalli këtë vit në Ukraninë-vit të veteranëve të Luftës së Madhe Patriotike (LMP). Kjo ishte një nga parrullat peraelektorale të Presidentit të ri të vendit Viktor Janukoviç. Viti i veteranëve është pjesë e programit të kremtimit të 65 vjetorit të Fitores mbi pushtuesit fashistë. Në Republikë aktualisht jetojnë rreth 265 mijë veteranë të luftës me fashizmin, vë në dukje ITAR-TASS. Për veteranët e luftës janë planifikuar përfitime të ndryshme, për udhëtim, tarifat për shërbimet komunale, shërbimet mjekësore, si dhe udhëtimet në kompleske të ndryshme kurimi, shtimi i pensioneve.