0Skuadra përfaqësuese e Rusisë në Olimpiadën Dimërore të vitit 2014 në Sochi duhet të jetë në numrin e lidërve, deklaroi Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin në mbledhjen, ku në veçanti, po nxirren përfundimet e Lojrave në Vankuver, ku rusët zunë vendin e 11 në llogaritjen e përgjithshme. Kreu i qeverisë së Federatës Ruse vuri në dukje, se pavarësisht nga rezultatet jo fort të mira, shumica e atletëve rusë në Vankuver luftuan me vetëmohim. Kreu i qeverisë vuri në dukje domosdoshmërinë e qëndrimit besnik ndaj principit "sporti i ndershëm dhe dopingu janë të papajtueshëm". Kryeministri ka shpresën, se tifozat do të bëhen dëshmitarë të arritjeve të talentuara të sportistëve rusë.