0Gjermania nuk do ti japë ndihmë financiare Greqisë, e cila gjendet në krizë të rëndë buxhetore. Për këtë deklaroi Ministri i ekonomisë dhe teknologjisë i Republikës Federale të Gjermanisë Rainer Bruederle, njofton France Press. "Kryeministri i Greqisë u shpreh, se atij nuk i duhet asnjë qindarkë nga Gjermania dhe qeveria jonë nuk do ti japë as një qindarë Greqisë", tha Kryeministri i Greqisë Jorgos Papandreu. Papandreu nga 5-7 mars do të vizitojë Berlinin dhe Parisin dhe siç pritet, do të diskutohen çështjet e dhënies së ndihmës financiare Greqisë nga BE.