Komiteti ndërkombëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-s njohu faktin e genocidit ndaj armenëve në Perandorinë Osmane, trashëgimtare e drejtpërdrejtë e së cilës është Turqia. Rezoluta përkatëse u miratua të enjten nga Dhoma e Ulët e parlamentit amerikan. Menjëherë pas kësaj marrëdhëniet e SHBA-s me një nga partneret e saj kryesore në NATO - Turqinë - hynë në zonën e një krize të thellë. Rezoluta nuk ka marrë ende miratimin e Kongresit, në tërësi, kurse autoritetet turke tashmë bënë një sërë deklaratash të bujshme. Kështu, Presidenti i Turqisë Abdullah Gul e quajti dokumentin e miratuar "si shumë të largët nga e vërteta historike dhe të njëanshëm". Ai konfirmon, se kjo ngjarje i shkakton dëm bazave të stabilitetit në Kaukazin e Jugut dhe mund të prishë seriozisht marrëdhëniet e Turqisë me SHBA-s. Njëkohësisht Ankaraja tërhoqi nga Uashingtoni ambasadorin e vet për konsultime. Duke dënuar rezolutën, pala turke vë theksin kryesor mbi atë fakt, se mendimet e historianëve përkatësisht atyre ngjarjeve tragjike janë nga më diverset dhe hedh poshtë të gjitha akuzat e bëra në adresë të saj. Bashkë me këtë Ministri i punëve të jashtme të Armenisë Eduard Nallbanian i bëri një vlerësim mjaft të lartë veprimeve të Dhomës së përfaqësuesve amerikanë. Ai theksoi, se miratimi i rezolutës është "një hap i rëndësishëm në rrugën drejt paralajmërimit, parandalimit të krimeve kundër njerëzimit". Duam t'ju kujtojmë, se sipas vlerësimeve, si rezultat i politikës së Perandorisë Osmane në periudhën e viteve 1915-1923 gjetën vdekjen rreth 1,5 milionë armenë - gati gjysma e përfaqësuesve të këtij etnosi. Ekspertët mendojnë, se vendimi i parlamentarëve amerikanë mund të pengojë dialogun armeno-turk të nivelit të lartë, të rivendosur më në fund pas një konfrontimi shumë të gjatë. Por edhe pa këtë çështja që ka të bëjë me asgjesimin e armenëve është gur prove, pengesë kryesore në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe shkak kryesor i mungesës së marrëdhënieve diplomatike midis tyre. Ndërsa për amerikanët miratimi i rezolutës në fjalë mund të jetë i mbarsur me kufizimin e aksesit në bazën ushtarake që ndodhet në territorin e Turqisë, të cilën ata e shfrytëzojnë për zhvillimin e fushatës irakiane. Përveç kësaj, SHBA-s i bëjnë thirrje Turqisë për një pjesëmarre më aktive në veprimet antiterroriste në territorin e Afganistanit dhe Iranit. Nëse do ti përgjigjet këtyre thirrjeve tani Ankaraja apo jo, vetë koha do ta tregojë. Ja mendimi në lidhje me këtë temë i kryebashkëpunëtorit shkencor të Institutit të Ekonomisë ndërkombëtare dhe Marrëdhënieve ndërkombëtare të Akademisë së Shkencave të Rusisë Andrei Vollodin: "Edhe SHBA-s, edhe Turqia e pranojnë ekzistencën e divergjencave. Bashkë me këtë qarqet drejtuese të Turqisë nuk do ta pranojnë ndërhyrjen në punët e brendshme të vendit. Mendoj, se vendimi i parlamentarëve amerikanë zor se do të ndikojë në mënyrë të mprehtë në marrëdhëniet me Ankaranë. Turqia është vend i mëvetësishëm, ajo ka bërë zgjedhjen e vet në favor të bashkëpunimit rajonal. Me përpjekjet e autoriteteve ajo po fillon një dialog serioz me Armeninë. Dhe, ndoshta, turqit duan të thonë, se do ta zgjidhin vetë problemin që ka të bëjë me atë, se si ti ndërtojnë marrëdhëniet me partnerët armenë, ndër të tjera edhe përkatësisht problemeve të historisë së ndërlikuar të marrëdhënieve turko-armene. Aktualisht genocidin e ushtruar ndaj armenëve e kanë njohur dhjetra vende dhe organizata të autoritetshme ndërkombëtare. Dhe kjo duhet ta nxisë Ankaranë herët a vonë të zërë një pozitë më elastike në lidhje me këtë çështje.