0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në takimin me Presidentin e ri të Ukrainës Viktor Janukoviç shprehu shpresën, se me ardhjen e tij në pushtet marrëdhëniet ruso-ukrainase do të marrin një dinamikë tjetër cilësore dhe do të zhvillohen për të mirën e popujve të të dy vendeve. Në Kiev presin gjithashtu, që vizita e Janukoviçit në Moskë të mund të hapë një faqe të re në bashkëpunimin e dy vendeve. Pas negociatave të presidentëve në formatin "një me një" me ata do të bashkohen anëtarët e delegacioneve.