Për Rusinë Ukraina mbetet mike e mirë dhe partnere tejet e rëndësishme në hapësirën e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura, deklaroi Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev pas përfundimit të negociatave me Presidentin e Ukrainës Viktor Janukoviç. Medvediev vuri në dukje në mënyrë të veçantë, se "ne jemi të interesuar që ekonomia e Ukrainës të zhvillohet dhe që në vend të ruhet stabiliteti politik". Ai theksoi, se Rusia është e gatshme të mbështesë fqinjen e vet në platformat e "G-8", "G-20", në organizatat financiare ndërkombëtare. Medvediev njoftoi, se gjatë zhvillimit të negociatave fjalë u bë edhe për qendrimin e Flotës së Detit të Zi të Rusisë në Sevastopol. "Ne u morrëm vesh, se konsultimet mbi bazë të marrëveshjeve përkatëse të vitit 1997 do të vazhdojnë", - tha Presidenti. Duke përcaktuar planet e përbashkëta për festimin e 65 vjetorit të Fitores së Madhe, Medvediev kujtoi, se veteranët rusë mbajnë lidhje shumë të ngushta me luftëtarët ukrainas të frontit.