0Më 8 mars në Rusi do të startojë Programi shtetëror për utilizimin e automobilave të vjeteruar. Deri më 1 nëntor do të duhet të blihen 66 modele automobilash, të cilat janë prodhuar në Federatën Ruse. Bonusi gjatë utilizimit të makinës së vjetëruar, e cila ka qenë në gjendje pune më shumë se 10 vjet, do të përbëjë 50 mijë rubla. Janë parashikuar gjithashtu edhe përfitime shtesë. Ministria e industrisë dhe tregtisë e Federatës Ruse shpreson, se me ndihmë të këtij programi do të mund të stimulohen shitjet e rreth 200 mijë makinave të reja.