0Bashkimi Doganor midis Rusisë, Kazakistanit dhe Bjellorusisë në perspektivë mund të zhvillohet deri në atë Valutor. Në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të vendeve të Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP) në Moskë, Nënkryeministri i parë i Federatës Ruse Igor Shuvallov vuri në dukje, se gjatë krijimit të hapësirës valutore ka rëndësi orientimi për harmonizimin e legjislacionit me legjislacionin e BE. Hapësira ekonomike propozon jo thjesht harmonizimin e legjislacionit të bashkësive, por edhe eliminimin gradual të pengesave gjatë lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. "Qëllimi ynë është një Europë pa barriera dhe regjime vizash", theksoi Shuvallov.