0Rusia nuk ka ndër mend të rrisë potencialin e forcave të veta bërthamore, por e konsideron megjithatë praninë e tyre një garanci të pavarësisë së vet, deklaroi Dimitri Medvediev në kolegjiumin e Ministrisë së Mbrojtjes. Problemet e parregulluara në afërsi të kufijve të Rusisë do të krijojnë kërcënim për sigurinë e saj, u shpreh Presidenti. Duke prekur temën e Traktatit mbi sigurinë europiane, Dimitri Medvediev tha, se reagimi ndaj kësaj iniciative të Rusisë është njëfarëlloj barometri për marrëdhëniet midis SHBA dhe NATO-s. Presidenti konfirmoi gjithashtu, se Moska dhe Uashingtoni do të merren plotësisht me përpunimin e marrëveshjes së re mbi reduktimin e ASO. Afati i veprimit tëTraktatit të mëparshëm përfundoi më 5 dhjetor të vitit të kaluar.