0Në Moskë shpresojnë shumë se veprimtaria e Bashkimit Europian në hapësirën e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura (BSHP), nuk do të bjerë në kundërshtim me proceset e integrimit që aktualisht po zhvillohen atje, deklaroi Kreu i MPJ së Federatës Ruse Sergei Lavrov në Forumin ekonomik ndërkombëtar të BSHP në Moskë. Ai i bëri thirrje vendeve perëndimore të mos i venë republikat postsovjetike përpara zgjedhjes - ose me Perëndimin, ose me Rusinë. Nga ana e vet Rusia mendon se integrimi duhet të ndërtohet mbi parimet e respektimit të interesave reciproke. NATO nuk do të bashkëpunojë me Organizatën e Traktatit për Sigurimin Kolektiv për arsye ideologjike, madje as edhe në planin e marrëdhënieve reciproke për rregullimin e problemit afgan, vuri në dukje  Sergei Lavrov. Në fakt dhe për vendet e BSHP, në lidhje me zgjidhjen e problemit të sigurisë, është e domosdoshme të mbështeten në forcat e veta.