0Rusia shprehet e gatshme për pjesëmarrje në Traktatin mbi Forcat e Armatosura Konvencionale në Europë (TFAKE) , por pa kushte të vështira, deklaroi Përfaqësuesi i Përhershëm i Federatës Ruse pranë NATO Dimitri Rogozin, pasi komentoi thirrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës Anders Fogh Rasmussen drejtuar Moskës për rifillim e negociatave mbi TFAKE. Një sërë kapitujsh në këtë Traktat e venë Rusinë në një pozitë të varur, theksoi Dimitri Rogozin. Rusia ngul këmbë në shikimin e të gjitha çështjeve që kanë lidhje me partneritetin, forcimin e stabilitetit, sigurinë në Europë dhe trasnparencën e planifikimit ushtarak.