0Rezoluta, e cila njeh genocidin e ushtruar ndaj armenëve nga Perandoria Osmane gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, u miratua të enjten nga Komiteti ndërkombëtar i Dhomës së përfaqësuesve të Kongresit të SHBA, njofton Agjencia "RIA Lajmet". Ky votim nuk përcakton vendimin përfundimtar të dokumentit, pasi tani ai do ti dorëzohet për shqyrtim Dhomës së përfaqësuesve. Turqia në lidhje me miratimin e rezolutës tërhoqi ambasadorin e vet nga Uashingtoni për konsultime. Stambolli, tradicionalisht i përgënjeshtron akuzat për shfarosjen masive të afro 1.5 milionë armenëve dhe reagon me nervozizëm ndaj kritikës së bërë nga ana e Perëndimit në lidhje me këtë çështje. Fakti i genocidit ndaj popullit armen është pranuar nga shumë shtete.