0Rusia do të synojë arritjen e nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA për birësimin, deklaruan në MPJ të Federatës Ruse. Shkak për këtë u bë vdekja në Pensilvani e 7 vjeçarit rus Ivan Skorobogatov, i adoptuar nga familja amerikane. Djali vdiq në gusht të vitit të kaluar, por të gjitha rrethanat e vrasjes duke përfshirë këtu edhe faktin e birësimit, u bënë të ditura vetëm tani. Në fillim të kësaj jave në Pensilvani u arrestua çifti-Michael dhe Nannett Craver me akuzën për vrasjen e djalit të adoptuar. Diplomatët rusë po bëjnë të qarta rrethanat e tragjedisë.