Zëri i Rusisë  

Presidentët e Rusisë dhe Ukrainës Dimitri Medvediev dhe Viktor Janukoviç do të zhvillojnë negociata në Moskë. Çështja e gazit do të jetë tema kryesore në këtë takim. Rusia ngul këmbë në plotësimin rigoroz të marrëveshjeve dhe kontratave të  nënshkruara në këtë fushë, ndër të tjera, edhe në sigurimin e furnizimeve të rregullta të gazit natyror rus konsumatorëve europianë. Pritet që liderët e të dy vendeve të diskutojnë gjithashtu çështjen e qëndrimit në Ukrainë të Flotës së Detit të Zi të Federatës Ruse, përgatitjen e përbashkët për kremtimin e 65 vjetorit të Fitores mbi fashizmin, kundërveprimin ndaj tentativave për falsifikimin e historisë dhe forcimin e bashkëpunimit në sferën gjuhësore. Rusia dhe Ukraina shprehen të gatshme për zhvillimin e revizionit të marrëdhënieve.