Monumenti i Trashëgimisë Botërore - UNESKO-s - Carskoje Cello (Fshati i Carit), që ndodhet në periferitë e Shën Peterburgut, rezidenca e mrekullueshme verore ceremoniale perandorake kremton këtë vit 300 vjetorin e vet. Gjatë gjithë historisë së vet Carskoje Sello ka qenë qendër e Perandorisë së madhe, në të cilën vendoseshin fatet politike të Rusisë dhe Europës. Dhe një monument unikal arkitekture, për zbukurimin e të cilit u ftuan piktorët më të mirë nga e gjithë bota. Kjo rezidencë ishte gjithashtu edhe Mekka letrare për shkrimtarët, poetët, mendimtarët. Carskoje Sello përjetoi vitet e shkatërrimeve dhe rimëkëmbjen pasuese dhe mrekullon në ditët tona të gjithë atë që vijnë për ta vizituar.

Ekzistojnë shumë e shumë legjenda rreth rezidencës perandorake Carskoje Sello: për shembull, historia e kërkimit të Dhomës së Qelibartë apo metrosë misterioze të këtij vendi. Për këtë të fundit qarkullonin fjalët, sikur carët ndërtuan rrugë të nëndheshme me shina të shtruara për qarkullimin e vagonave. Në fakt duhet thënë, se kjo nuk është më shumë se një legjendë.

Carskoje Sello ishte vend për pritjet zyrtare të parisë, fisnikëve rusë dhe diplomatëve të huaj. Përveç kësaj, kjo rezidencë është e rrethuar nga një park i mrekullueshëm. Ndër gjithë rezidencat e tjera perandorake Carskoje Cello është e famshme me kopshtet e veta, ansamblin arkitektonik të objekteve të parkut dhe Pallatet e quajtur Ekaterinskij dhe Aleksandrovskij.

Më i famshmi prej kopshteve mbretërore është Parku Ekaterinskij. Atë cari Petri i Parë ia dhuroi bashkëshortes së vet të ardhshme-Ekaterinës në vitin 1710.

Parku Ekaterinskij i cili ndodhet mbi kodrën që lartësohet përpara fasadës së pallatit është një krijim i mrekullueshëm i mbretëreshës. Pjesa e vjetër kryesore e tij u sistemua nga Ekaterina në formë tarracash, të cilat bashkoheshin me shkallë me njëra tjetrën. Ai përshkohej nga rrugëza të drejta, lulnaja, lehe me lule dhe kopshte me forma të ndryshme gjeometrike. Më poshtë ishin vendosur shpalera me lule kacavjerrëse dhe tenda (garden house), ndërsa në shkallën e tretë ishin sistemuar dy liqenj të vegjël artificialë. Pas liqenit të Madh shtrihej një park jashtëzakonisht i bukur i sistemuar sipas stilit anglez.

Në mesin e shekullit të XVIII-të e bija e Peter-it të Parë, Perandoresha Elizabeta duke ëndërruar të krijonte në Carskoje Sello një Versajë të re, i dha liri të plotë në krijimtari arkitektit të famshëm, akademikut Rastreli. Parku, i ndërtuar sipas tipit të kopshteve franceze, është, thjesht, një nga gjërat më të mrekullueshme që mund të ekzistojnë.

Vende interesante të parkut u bënë pavionet. "Ai i quajtur "Ermitazh"destinohej për drekat e darkat e mbretëreshës dhe oborrtarëve. U konstruktuan bile dhe mekanizma që ngrinin në katin e dytë tavolinat e shtruara. I larë me flori nga brenda dhe nga jashtë pavioni të habiste me shkëlqimin e tij marramendës.

Në breg të liqenit të Madh lartësohej një "Guvë" e rregulluar me shumë merak, së cilës mbretëresha Elizabeta dha udhër ti japin pamjen e shpellës detare.

Në vitin 1768 Ekaterina vendosi t'ia ndryshojë pamjen kopshtit. Atij iu bashkuan sipërfaqe me peizazhe në stil anglez. Pavijonet e reja të kujtonin rrënojat artificiale, iu shtuan kopshtit urëzat kineze dhe shtëpizat verore.

Ndër apartamentet më të famshme të sallave të pritjes të Pallatit është Dhoma e Qelibartë. Për interjerin e saj u shfrytëzuan mozaikat e punuara me copëza qelibari të ngjyrave dhe përmasave të ndryshme. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore nazistën i demontuan ato dhe i nxorrën nga vendi. Për fat të mirë mjeshtra rusë arritën ta rikrijojnë sërish këtë Dhomë të Qelibartë.

Për nipin e dashur të mbretëreshës Ekaterina, perandorin e ardhshëm Aleksandrin e I-rë, sipas projektit të arkitektit Kvarengi u ndërtua Pallati Aleksandrovskij. Pikërisht ai dhe i erdhi për zemër perandorit të fundit rus -Nikollait të II-të. Familja mbretërore jetoi në këtë Pallat nga viti 1905 e deri në vitin 1917.

Aktualisht Carskoje Celloj jeton me një jetë mjaft të pasur kulturore.

Shiko galerinë fotografike