0Greva masive kundër politikës së autoriteteve do të zhvillohen sot në Greqi. Gjatë 24 orëve në vend nuk do të funksionojë transporti publik, do të mbyllen shkollat dhe universitetet, do të bëjnë grevë edhe mjetet e informacionit masiv. Me këto aksione për 4 orë rresht do të bashkohen edhe aviadispeçerët. Qeveria greke, në mënyrë që të përballojë krizën debitore dhe buxhetore, bëri publike këtë javë reduktimin e të ardhurave të zyrtarëve, ngrirjen e rritjes së pensioneve dhe aplikimin e taksave të reja konsumatore. Bashkimi Europian refuzoi dhënien e ndihmës financiare Athinës.