0Partia e parë e ndihmës humanitare ruse u dërgua në Kili me aeroplanin e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme. Në përbërjen e ngarkesës prej 28 tonësh ishin çadra strehimi me shumë vende, batanije, pompa dhe produkte ushqimore. Shumë shpejt në Santiago do të dërgohet avioni i dytë i këtij lloji. Tërmeti i fuqishëm ra në Kili më 27 shkurt. Si rezulatat,viktima të tij u bënë qindra njerëz, afro 2 milionë të tjerë mbetën pa strehë mbi kokë, janë shkatërruar rreth 1.5 milionë ndërtesa. Në Kili janë shpallur 3 ditë zie duke filluar që nga 7 marsi.