Për rivendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore u destinua takimi i Presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës Dimitri Medvediev dhe Viktor Janukoviç, i cili do të zhvillohet më 5 mars. Një nga detyrat e këtij takimi do të jetë intensifikimi i dialogut politik. Midis temave kryesore të negociatave është qëndrimi në Sevastopol i Flotës ruse të Detit të Zi. Në Moskë shpresojnë shumë për plotësimin rigoroz nga Ukraina të kontratave të nënshkruara në sferën e gazit. Planifikohet diskutimi i përgatitjes për kremtimin e 65 vjetorit të Fitores mbi fashizmin, i problemeve të unitetit të orthodhoksisë dhe statusit të gjuhës ruse në Ukrainë.