Zëri i Rusisë Patriarku i Moskës dhe i Gjithë Rusisë Kirill e konsideron Internetin një provim për njerëzimin, sepse, sipas mendimit të tij, "rrjeti botëror" është jo vetëm laborator i formimit të personalitetit, por edhe mbartës i një rreziku tejet të madh për shkatërrimin e tij . Patriarku theksoi, se pikërisht në këtë hapësirë njeriu në mënyrë anonime i jepet shumë lehtë imoralitetit, ndyrësive, gënjeshtrës, dëshirës për të shfryrë në mënyrë të pandëshkuar agresivitetin. "Ashtu si bomba bërthamore, edhe Interneti mund ose ta çojë qytetërimin njerëzor drejt kolapsit ose ta ruajë atë", mendon Patriarku.