Ndaj thirrjes së Presidentit Dimitri Medvediev drejtuar përgjegjësve të dështimit të skuadrës përfaqësuese ruse në Olimpiadën në Vankuver  për tu larguar nga postet e veta, i pari reagoi Presidenti i Komitetit Olimpik të Rusisë Leonid Tjagaçov. Ai ndër të parët bëri kërkesën zyrtare për dorëheqje, megjithëse më parë deklaroi, se nuk e konsideron aspak dikasterin e vet fajtor për dështimin në Lojrat Olimpike. Siç shkruan botimi "Vedomosti", Kreu i Komitetit Olimpik konfirmoi, se ai ka plotësuar vetëm funksione përfaqësuese, kurse organizata e tij është marrë vetëm me përgatitjen e dokumenteve për marrjen e vizave, akreditimin, blerjen e biletave dhe me problemet e akomodimit të sportistëve. Ndërkaq duhet thënë, se autoritetet janë të pakënaqura jo vetëm nga nëpunësit sportivë. Anëtarëve të Këshillit të Federatës - Dhomës së Lartë të parlamentit rus - u janë grumbulluar shumë  pyetje edhe ndaj kompanisë Bosco që pajisi me uniforma skuadrën përfaqësuese të Rusisë. Kjo kompani hapi në Vankuver një bar, në të cilin pijet alkoolike u jepeshin falas të gjithë atyre që vinin në të të veshur me uniformën ruse. Senatorët mendojnë, se sponsori i skuadrës sportive përfaqësuese ruse nuk duhej tu jepte për të pirë të gjithëve pa përjashtim.

                                                                 ***

Grupi i udhëheqësve të bashkimeve më të mëdha krijuese dhe krerëve të mediakompanive të ndryshme i dërgoi një mesazh Presidentit Dimitri Medvediev me protestën kundër përpjekjes "për dorëzimin me detyrim në fondin e pasurisë publike të të gjitha veprave autoriale të krijuara në kohën e Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë me mbështetjen shtetërore. Sipas të dhënave të botimit "Kommersant", autorët e letrës janë të indinjuar nga drejtimi në Dumën Shtetërore të një grupi personash, të cilët dalin për anulimin e të drejtave autoriale për të gjithë librat dhe filmat artistikë të periudhës sovjetike, si dhe dhënien e të drejtave bibliotekave për dixhitalizimin e librave dhe vendosjen në Internet të librave pa pëlqimin e zotëruesve të të drejtave autoriale. Autorët e mesazhit drejtuar Presidentit mendojnë, se realizimi në jetë i propozimeve të tilla do të ketë pasoja shkatërrimtare në shkencë, kulturë, kinematografi, në televizion. Rezultat i masave të propozuara mund të bëhet përfitimi i mundësisë së pakufizuar me asgjë për shfrytëzimin për qëllime komerciale të fryteve të veprimtarisë së huaj intelektuale.

                                                                ***

Propozimi për gjobitjen e sinoptikëve për parashikimet e gabuara të motit, që tingëlloi për herë të parë në fillim të dimrit nga goja e Kryebashkiakut të Moskës, gjeti mbështetje në nivel federal, bile personalisht nga kreu i një prej dikastereve kryesore ushtarake. Sipas njoftimeve të gazetës "Vremja novostei", Ministri për situatat e jashtëzakonshme Sergei Shojgu bëri thirrje që të vendosen masa përgjegjësie për parashikimin jo të saktë të motit. Parashikimi është çështje me rëndësi shtetërore, theksoi Ministri. Ndërsa sinoptikët, nga ana e vet, ngulin këmbë në atë, se dikasteri del garant, vë dorën në zjarr për efektivitetin e parashikimeve të veta. Për çdo rubël, që të financuar për parashikimin e motit, degët e tjera të ekonomisë përfituan 4 rubla efektiviteti ekonomik, shprehen ata.