Zëri i Rusisë Komisioni Europian nuk i shikon "South Stream" dhe "Nabukko" si projekte konkurruese gazsjellëse, deklaroi në Bruksel Komisari Europian për energjetikën Guenther Etingger. Sipas fjalëve të tij, të dy projektet janë "të shkëlqyeshëm" dhe kanë një rëndësi të madhe për Bashkimin Europian. "Ne i themi "po" gazsjellësit "South Stream", theksoi Komisari Europian. Guenther Etingger në lidhje me këtë shtoi, se mbështetjen financiare të Komisionit Europian do ta marrë vetëm "Nabukko" për forcë të prioritetit të vet për Bashkimin Europian si projekt, "i cili lejon minimizimin e varësisë nga vendi-furnizues i gazit (Rusia)".