0NATO nuk e shikon Rusinë si kërcënim, dhe Federata Ruse nuk duhet ti frikësohet NATO, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike Anders Fogh Rasmussen në Helsinki. "Ne duhet të zhvillojmë bashkëpunimin praktik me Rusinë atje ku ne kemi nënshkruar marrëveshje dhe ku interesat tona përkojnë", theksoi Anders Fogh Rasmussen duke sjellë si shembull drejtime të tilla si Afganistani, lufta kundër terorrizmit, narkotrafikut dhe piraterisë.