Shkarko audiofailin


0 "Ti krijohet lexuesve një përfytyrim bashkëkohor mbi Beethovenin" - e tillë është detyra e monografisë së re që doli në dritë në Rusi,  dedikuar kompozitorit të madh gjerman. Botimi i saj i kushtohet 240 vjetorit të ditëlindjes së muzikantit gjenial të të gjitha kohërave, që kremtohet këtë vit. Autore e monografisë me 2 volume me titull "Beethoven. Jeta dhe krijimtaria" është profesoresha e Konservatorit të Moskës Llarisa Kirilina. Lajtmotiv i hulumtimit të saj u bë një temë e veçantë "Beethoveni dhe Rusia". Për punën e vet mbi këtë temë Llarisa Kirilina tregoi në intervistën dhënë për radiokompaninë "Zëri i Rusisë". "Libri im dallohet nga ajo veçori, se në të ndiqet linja e marrëdhënieve reciproke të Beethovenit me të njohurit e tij rusë, me kritikë arti, mecenatë dhe, në tërësi, me temën ruse, - sqaron Llarisa Kirilina. Vetë Beethoveni quajti mecenat të parë të muzës së vet jo ndonjë njeri sidokudo, por vetë eprorin e lartë ushtarak rus në Vjenë, kontin Ivan Broun (mbiemiri i tij është me prejardhje irlandeze). Brounit dhe bashkëshortes së tij Beethoven i dedikoi një sërë veprash, ndër të tjera edhe "Variacion me temë ruse". Mund të kujtohet edhe Perandori rus Aleksandri i I-rë, të cilit kompozitori i kushtoi tre sonata për violinë, dhe bashkëshortja e tij Elizabeta Aleksejevna. Ajo është takuar disa herë me Beethovenin dhe pikërisht për nder të saj në vitin 1815 kompozitori për herë të fundit doli përpara publikut si pianist. Dhe së fundi, të gjithë kompozitorët rusë, duke filluar që nga Mihaill Glinka e deri tek Aleksandër Alabjevi, kanë studjuar me skrupolozitet të madh muzikën e Beethovenit, duke e vlerësuar atë në disa gjëra si burim të fillimeve të veta dhe në disa të tjera si shembull për ta. Libri i Llarisa Kirilinas ka edhe një veçori tjetër, të cilën e vlerëson gjithkush që njihet me historinë e "beethovianës sovjetike": Gjatë gjithë periudhës sovjetike mbretëronte një mendim, orientim i tillë : Beethoveni - shprehës i idesë së Revolucionit të Madh francez në muzikë, Beethoveni - demokrat, "Shekspiri i dalë nga gjiri i masave", dhe me të ne patëm jetuar, - thotë Llarisa Kirilina. Por Beethoveni nuk ka qenë kurrë revolucionar koshient, shkelës i ndërgjegjshëm i rregullave dhe ligjeve. Ne se si lemë në harresë atë fakt, se Beethoveni ka krijuar në epokë lufte, - tërheq vemendjen studiuesja e muzikës. Ai përjetoi dy pushtime të Vjenës nga trupat e Napoleonit. Domethënë stili heroik i Beethovenit ushqehej edhe nga vetë personaliteti i tij, edhe nga vetë epoka që kishte nevojë për një art të madhërishëm, mësymës dhe perceptues të risisë së vet. Në librin e saj Llarisa Kirilina propozon hedhjen e një vështrimi të ri, fort të peshur ndaj figurës së Beethovenit. Ai merr parasysh në veçanti edhe atë fakt, se Beethoveni, falë librave të gjithmundshëm me mjaft popullaritet që janë shkruar për të, perceptohet nga adhuruesit e muzikës si njëfarë "personazhi mistik, për të cilin, duket, sikur dihet gjithçka dhe prej kohësh". Kurse nga ana tjetër, ai ishte thjesht njeri me natyrë fort të ndërlikuar, me fat të rëndë, jo gjithmonë i këndshëm në jetën e përditshme, nopran dhe i vrazhdë në komunikim. Mua më duket se në këtë rast është e rëndësishme të gjendet ekuilibri, mesi i artë në gjykim. Sigurisht duke mos lënë në heshtje anët e paleverdisshme prozaike, por dhe pa i absolutizuar ato, pra, pa tendenca për uljen e gjeniut deri në nivelin e njeriut të zakonshëm. "Duhet kuptuar, - shprehet me bindje të plotë studiuesja, - se "mbi sipërfaqen e tokës" këtu lartësohet një godinë e madhërishme sakrale: personaliteti i madh dhe arti grandioz, që deri tani është i shtrenjtë për shumë njerëz.