0Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev ka ndër mend në një kohë të afërt të mbledhë Këshillin për kundërveprimin ndaj korrupsionit dhe menjëherë pas tij të konfirmojë strategjinë nacionale për luftën me këtë të keqe. Dimitri Medvediev mendon, se korrupsioni në Rusi u bë "tema përherë e gjelbër ", por sidoqoftë ekzistojnë edhe rezultate jo të këqija për luftën me të. Të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme dëshmojnë për rritje të krimeve të zbardhuara në këtë sferë. Vitin e kaluar u morrën mbi 1.5 mijë vendime për ndjekje penale të më shumë se 900 deputetëve, 55 prokurorëve, 23 gjyqtarëve dhe nëpunësve të niveleve të ndryshme.