0Çmimi i letërsisë së Aleksandër Sollzhenicin për vitin 2010 iu dha historianit dhe arkeologut Valentin Janin-autorit të Bestseller historik "Unë të dërgova ty elmin" ("Я послал тебе бересту"). Që nga viti 1962 Valentin Janin drejton ekspeditën arkeologjike të Novgorodit dhe u bë zbuluesi i parë i shquar i dokumenteve prej elmi të Novgordit-shkrime këto të bëra në lëkurën e hollë të mështeknës, me ndihmën e të cilave komunikonin banorët e Novgorodit të lashtë. Në ditët e sotme janë zbuluar afro 1000 dokumente prej elmi, të cilat dhanë material të pasur për hulumtimet e shkencëtarit.