Gjatë sulmit të Gjeorgjisë mbi Osetinë e Jugut në gusht të vitit 2008 në anën e palës gjeorgjiane luftuan mercenarët nga Organizata nacionaliste ukrainase UNA-UNSO, deklaroi Përfaqësuesi i Komitetit Hetimor pranë Prokurorisë së Përgjithshme të Rusisë Vladimir Markin. Ai njoftoi, se rekrutimi u realizua nga bashkëpunëtorët e MPB të Gjeorgjisë. Sipas fjalëve të Vladimir Markin, u zbardhën faktet e shkeljeve të shumta të normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare nga ana e ushtarakëve gjeorgjianë ndaj popullsisë paqësore të Osetisë së Jugut dhe paqeruajtësve rusë. Mbi bazë të provave të marra u ngrit çështje penale.