Dimitri Medvediev shtroi përpara Prokurorisë së Përgjithshme detyra konkrete për luftën kundër kriminalitetit. Presidenti kërkoi moslejimin e shpenzimit të paligjshëm të mjeteve shtetërore, të cilat u caktuan për masat antikrizë. Një ndër prioritetet ai quajti luftën kundër korrupsionit dhe njoftoi, se planifikon në një kohë të afërt të miratojë strategjinë kombëtare për luftën me këtë të keqe të madhe. Sfidë kryesore sociale Medvediev quajti papunësinë dhe e ngarkoi Prokurorinë e Përgjithshme të mbajë nën një kontroll të veçantë zbatimin e legjislacionit të Kodit të Punës dhe realizimin e programeve rajonale për hapjen  e vendeve të reja të punës. Presidenti mendon, se duhet të bëhet më e efektive puna për garantimin e aktivitetit sipërmarrës dhe mbrojtjen e të drejtave të subjekteve prodhuese, firmave shtetërore dhe private. Kreut të dikasterit Juri Çajka iu ngarkua detyra për monitorimin e rreptë të veprimtarisë së milicisë. Këtë detyrën e fundit Medvedievi e përcaktoi si "shfrytëzim aktiv i plotfuqishmërive që u janë dhënë prokurorëve për koordinimin e punës me organet e ruajtjes së rendit në luftën kundër ekstremizmit".