0Negociatat ruso-amerikane për Traktatin e ri mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) do të rifillojnë në Gjenevë më 9 mars. Këtë informacion e konfirmoi Ambasadori i SHBA-s në Moskë John Bayerly. Në intervistën e vet dhënë për Agjencinë ITAR-TASS ai e quajti këtë dokument shumë të vështirë. Diplomati siguroi, se nënshkrimi i Traktatit pritet në një të ardhme fare të afërt. Më parë Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Sergei Prihodko deklaroi, se në Kremlin e konsiderojnë periudhën mars-prill afat real për nënshkrimin e dokumentit të ri.