0Në Moskë pas një lëngimi të gjatë u nda nga jeta Presidenti i parë i Abkhazisë Vlladisllav Ardzinba. Ai ishte 64 vjeç. Ardzinba ishte historian-orientalist, një nga specialistët më të mëdhenj për historinë dhe kulturën e popujve të Azisë së Vogël të lashtë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Abkhazisë. Nga viti 1994 e deri në vitin 2005 ai ka zenë postin e Presidentit të Abkhazisë. Kryetari i tanishëm i Republikës Sergei Bagapsh tha, se Ardzinba ishte një "personalitet i madh" dhe se do të varroset me të gjitha nderimet përkatëse për "meritat e tij të pakufijshme përpara Abkhazisë".