0Në Athinë rreth 200 veta hynë me forcë në ndërtesën e Ministrisë së financave të Greqisë dhe kanë marrë nën kontroll një pjesë të ambjenteve të saj. Sipas njoftimeve të BBC, zaptuesit e ndërtesës janë përfaqësues të sindikatave, të afërta me Partinë Komuniste të vendit. Ata protestojnë kundër miratimit nga ana e qeverisë greke të programit të ekonomisë së rreptë me qëllim të shkurtimit të deficitit të buxhetit shtetëror.