0Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç është mëse i bindur se vizita e tij zyrtare në Moskë do ti shërbejë përmirësimit radikal të marrëdhënieve ruso-ukrainase. "Kjo do të jetë një kthesë e rëndësishme në kahun e ndryshimit pozitiv të marrëdhënieve midis vendeve tona në të gjitha drejtimet", tha ai në intervisten e vet dhënë për Agjencinë "Interfaks-Ukraina". Janukoviçi do të vijë në Moskë me një vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev më 5 mars.