0Departamenti amerikan i shtetit mori nën kontrollin e vet vdekjen në Pensilvani të djalit 7 vjeçar rus Ivan Skorobagatij, i cili ishte birësuar nga çifti amerikan Michael dhe Nannet Craver. Më parë MPJ e Rusisë shprehu shqetësimin e vet në lidhje me këtë ngjarje makabre. Komisioneri për të drejtat e fëmijës në Rusi Pavell Astahov deklaroi, se ka ndërmend të zbulojë shkaqet e vërteta të vdekjes së fëmijës. Ivani (shkurt Vanja) vdiq në gusht të vitit të kaluar. Prindërit birësues të djalit janë arrestuar këto ditët e fundit. Atyre u është paraqitur akuza për vrasje. Komiteti Hetimor pranë Prokurorisë së Rusisë do të ngrejë çështje penale në lidhje me faktin e vdekjes së Ivan Skorobogatij në SHBA-s, deklaroi Përfaqësuesi i Komitetit hetimor Vladimir Markin. Ai njoftoi gjithashtu, se do të zhvillohet një kontroll i rreptë i rregullit të birësimit të fëmijës.