Avioni i parë i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) të Rusisë me ndihma humanitare në bord mbërrin sot në Kili, ku të shtunën e kaluar ra një tërmet shkatërrimtar. Në bordin e avionit ndodhen 28 tonë ngarkesa, ndër të tjera, çadra strehimi, veshje të ngrohta, gjeneratorë, produkte ushqimore dhe sense të nevojës së parë, njofton Agjencia ITAR-TASS. Sot për në rajonet që pësuan dëm nga tërmeti do të niset avioni i dytë rus me ndihma. Për këtë dha urdhër Presidenti Dimitri Medvediev. Viktima të tërmetit të fuqishëm me forcë prej 8,8 ballësh sipas shkallës Rihter u bënë gati 800 banorë kilianë, rreth 2 milionë të tjerë kanë mbetur pa strehë mbi kokë. Në të gjithë vendin janë shkatërruar qindra mijëra ndërtesa. Ekonomia kombëtare ka pësuar një dëm shumë të madh.