0Këngëtarja operistike ruse Anna Netrebko dhe Zëvendës ministri i zhvillimit ekonomik të Rusisë Stanisllav Voskresenskij hynë në listën "Liderët e rinj-2010", të publikuar në vigjilje nga Forumi Ekonomik Botëror. Gjithsej në këtë listë hynë 197 persona nga 72 vende të të gjitha rajoneve të botës. Përzgjedhja u tyre u realizua nga Komiteti special i kryesuar nga Mbretëresha e Jordanisë Rania Al Abdullah. Forumi i Liderëve të rinj u themelua në vitin 2004 dhe aktualisht në të bëjnë pjesë 660 figura të talentuara.