0Industria ruse e automobilave po i kapërcen pasojat e krizës që këtë vit, kurse zhvillimi i aftësisë konkurruese të industrisë së prodhimit të tyre do të fillojë aty nga viti 2015. Kështu mendojnë autorët e strategjisë së zhvillimit të industrisë ruse të automobilave, e cila do ti paraqitet qeverisë së Rusisë. Autoritetet planifikojnë që deri në vitin 2020 në këtë fushë të investohen gati 1,8 trilionë rubla. Sipas strategjisë, pas 10 vjetësh në Rusi do të hidhen për shitje në treg 3,5 milionë automobila të lehtë në vit, nga të cilët rreth 8 % do të shkojnë për eksport.