0Delegacioni rus nuk ka marrë kurrfarë propozimesh nga vendet perëndimore, të cilat të kenë lidhje me projektin e rezolutës së re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit. Për këtë i deklaroi Agjencisë RIA Lajmet një burim informativ në Përfaqësinë e përhershme të Rusisë pranë kësaj Organizate. Më parë u njoftua, se SHBA-s i dorëzuan Rusisë dhe Kinës propozime konkrete përkatësisht projektit të rezolutës në lidhje me problemin e Iranit për mosrespektimin nga ai të kërkesave të tyre për pezullimin e procesit të pasurimit të uraniumit. Në vigjilje Përfaqësuesi i përhershëm i Federatës Ruse pranë OKB-së Vitali Çurkin deklaroi, se delegacioni i Rusisë në OKB nuk ka marrë udhëzimet përkatëse nga Moska për fillimin e punës mbi rezolutën për sanksionet.